3 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

Dhjetë të ndaluar në Prizren për mosrespektim të masave kufizuese

Dhjetë persona janë ndaluar nga policia në Prizren të enjten për mosrespektim të masave kufizuese të vendosura për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19, transmeton PrizrenPress.

Prizreni është në mesin e katër komunave ku është kufizuar lëvizje nga ora 21:00 deri në ora 5 të mëngjesit.

Në raportin 24-orësh të policisë është njoftuar se dhjetë personat janë ndaluar në gjashtë raste të ndryshme, ndërsa lënda ndaj tyre është inicuar me procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i PK-së:

MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË

· Rr. Reshat Kajagiu, Prizren, 09.07.2020, 01:20. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë, janë hasur nga njësiti policor duke lëvizur me veturë në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas vendimit të qeverisë së Republikës së Kosovës për shkak të virusit Covid-19. Me vendim të prokurorit është iniciuar lënda e rastit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

· Rr. William Wolker, Prizren 09.07.2020, 01:30. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë, janë hasur nga njësiti policor duke lëvizur në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas vendimit të qeverisë së Republikës së Kosovës për shkak të virusit Covid-19. Me vendim të prokurorit është iniciuar lënda e rastit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

· Rr. Adem Jashari, Prizren 09.07.2020, 01:20. Tre të dyshuar meshkuj kosovarë, janë hasur nga njësiti policor duke lëvizur në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas vendimit të qeverisë së Republikës së Kosovës për shkak të virusit Covid-19. Me vendim të prokurorit është iniciuar lënda e rastit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

· Rr. Rrust Kabashi, Prizren 10.07.2020-01:12. I dyshuari mashkull kosovar, është hasur duke lëvizur në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas vendimit të qeverisë së Republikës se Kosovës për shkak te virusit Covid 19. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Rr. Rrust Kabashi, Prizren 10.07.2020-01:12. I dyshuari mashkull kosovar është hasur duke lëvizur në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas vendimit të qeverisë së Republikës se Kosovës për shkak te virusit Covid 19.Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Rr. Rrust Kabashi, Prizren, 10.07.2020-01:12. I dyshuari mashkull kosovar është hasur duke lëvizur në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas vendimit të qeverisë së Republikës se Kosovës për shkak te virusit Covid 19. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Sot mbahet edicioni VIII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec

Sot mbahet edicioni VIII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë organizuar nga Fondi për Edukim Kulturor dhe Trashëgimi në Rahovec. Sipas traditës së Festivalit gjithnjë ruhen...

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme do të karakterizohet me kushte të ndryshueshme meteorologjike. Pritet të ketë vranësira interval...

Lajmet e Fundit