Prizren: Burri dhe vjehrri e bëjnë gruan për spital

Gjatë ditës së djeshme në Prizren është raportuar një rast i dhunës në familje, transmrton PrizrenPress.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjten në ora 18:40 në Prizren janë arrestuar dy të dyshuar burri dhe vjehrri, pasi që të njëjtit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj gruas (resë).

Sipas njoftimit, viktima ka pranuar tretman mjeksor në Spitalin e Prizrenit.

“Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovarë (babë e djalë) vjehri dhe bashkshorti, pasi që të njëjtit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj viktimes femer kosovare, e njëjta ka pranuar tretman mjeksor në Spitalin e Prizrenit”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Numërohen mbi 96% të votave në Suharekë, po prin VV-ja

Po shkon drejt fundit numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Tani kur janë numëruar mbi 96% të votave në Suharekë, po prinë Vetëvendosje...

Zyrtare: Arian Azemi firmos për dy vite me Bashkimin

KB Bashkimi ka vazhduar me kompletimin e skuadrës për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar afrimin e Arian Azemit. “Mirë se vjen, Arian Azemi! Ariani është zyrtarisht...

Lajmet e Fundit