4.5 C
Prizren
E martë, 10 Mars, 2026

Haskuka: Për shkak të krizës ekonomike, Autostrada e Dukagjinit nuk besoj se do të ishte në interes të qytetarëve

Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka në emisionin “Zgjohu” në RTV Dukagjini ka thënë se ka zgjidhje më të mira se ndërtimi i një autostrade të re të Dukagjinit.

“Mendoj se duhet bërë një lidhje më e mirë e Dukagjinit me autostradën aktuale [Austodradën “Ibrahim Rugova”]. Një lidhje e Gjakovës dhe Deçanit me këtë autostradë do të ishte një zgjidhje më e lehtë dhe e lirë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Haskuka thotë se rrugët e vjetra domosdoshmërisht duhet të zgjerohen, por sipas tij Kosovës i nevojiten lidhje të reja me shtetet fqinje.

“Shembull është një projekt shumë i mirë për lidhjen e Prizrenit me Tetovën. Një rrugë e tillë do të shkurtonte kohën e udhëtimit për 40 minuta nga Prizreni në Tetovë. Do të ishte shumë më strategjike të ndërtohet një lidhje e tillë e re pasi që Autostrada e Dukagjinit do të ishte paralele me autostradën ekzistuese”.

“Duke marrë parasysh edhe krizën ekonomike Autostrada e Dukagjinit nuk besoj se do të ishte në interes [të qytetarëve]”.

I pari i Prizrenit thotë se synim duhet të jetë që Kosova të behet një qendër lidhëse më e madhe.

“Mendoj se Peja duhet të lidhet me rrugë me Malësinë e Malit të Zi, ndërsa Prizreni me Tetovën e Gostivarit”, tha ndër të tjera Mytaher Haskuka./Telegrafi/

Më Shumë

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme lidhur me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka nxjerr vendim për caktimin e masës së përkohshme ndaj vendimit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit. Masa e përkohshme vlen...

Malisheva ia thellon krizën Prishtinës, e mposht në ‘Liman Gegaj’

Malisheva ka shënuar fitore bindëse ndaj Prishtinës, në kuadër të xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës. Vendasit ishin dukshëm më të mirë për të...

Lajmet e Fundit