Revolucion dhe 200 milion € për merkaton, Juventusi ka një plan

Shkarkimi i Maurizio Sarri ishte hapi i parë, drejt një revolucioni te Juventusi. Në Itali janë të bindur se ën kampin bardhezi ndryshimet do të jetë të shumta, jo thjesht se në krye të ekipit u emërua Andrea Pirlo. Duhet gjak i ri dhe te Juventusi menduan të zëvendësojnë fillimisht Miralem Pjanic me Arthur Melo.

Blaise Matuidi është lojtari tjetër që i ka bërë gati valixhet, edhe pse në klubin bardhezi tani vonë ia rinovuan kontratën. Juventusi kërkon të krijojë një fond për merkaton dhe largimet, apo kursimet nga pagat do e përmirësojnë situatën financiare.

200 milion euro synon Juventusi të shpenzojë për përforcimet, ndërkohë që në Torino duhet të zgjidhin çështjen e kontratave me lojtarë si Gonzalo Higuain dhe Sami Khedira. Pagat e tyre janë të larta, 7.5 dhe 6.5 milion euro neto. Deri më tani ka qenë e vështirë të gjenden blerës për këta lojtarë, ndaj edhe thjesht kursimi i pagës shikohet si një lëvizje e mirë.

Douglas Costa dhe Federico Bernardeschi mund të sjellin të ardhura te klubi italian. Të dy së bashku kushtojnë 70 milion euro dhe Juventusi shpreson t’i shesë të dy. Lista është më e gjatë dhe në kampin bardhezi mendojnë të shesin edhe lojtarë si Ramsey, Rugani e De Sciglio. Supriza mund të jetë edhe Alex Sandro dhe Danilo, emra për të cilët te Juventusi po mendohen mirë.

Më Shumë

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës do të mbajë sot në Prizren takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë...

Lajmet e Fundit