Grabitje në Prizren/ Persona të maskuar vjedhin para dhe kartela bankare

Një person ka raportuar se në shtëpinë e tij, persona të panjohur të maskuar me forcë kanë depërtuar dhe nga aty kanë vjedhur një sasi parash dhe disa kartela bankare, raporton PrizrenPress.

Ngjarja ka ndodhur të hënën në orët e hershme të mëngjesit në Prizren.

Policia ka bërë të ditur se rasti vazhdon të hetohet.

“Prizren 17.08.2020-04:25. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të panjohur të maskuar kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty i kanë grabitur para të gatshme, disa kartela bankare dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rahoveci përkujton dëshmorët e Anadrinisë

Në Rahovec janë zhvilluar aktivitete përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Anadrinisë, duke sjellë në vëmendje përvjetorë të rëndësishëm të rënies së tyre për...

47 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, një me fatalitet

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit