Prizren/ Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kontrabandim me migrantë

Është caktuar një muaj paraburgim ndaj një personi të dyshuar për kontrabandim me migrantë, bën të ditur Gjykata Themelore e Prizrenit përmes një komunikate për media, raporton PrizrenPress.

“Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit me iniciale I.XH. nga Mitrovica në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kontrabandim me migrantë”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës, 13.08.2020, e cila masë do të zgjasë deri më datën 12.09.2020.

Gjykata shton se I.XH., me datë 13.08.2020 rreth orës 20:50 minuta në afërsi të fshatit Vërmicë, Komuna e Prizrenit, me rastin e kontrollit të veturës të tipit “VË Tauran” me mbishkrimin Taxi, është hasur duke transportuar për në Mitrovicë shtetasit sirianë, të cilët ilegalisht kishin hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, të gjitha këto me qëllim të përfitimit të dobisë financiare, i cili enkas nga Mitrovica ka ardhur në Prizren me qëllim të transportit të personave në fjalë, kjo e arsyeton dyshimin e bazuar se me qëndrimin në liri do të përsërisë veprimet kundër ligjore, andaj caktimi i masës së paraburgimit nga kjo bazë ligjore është e arsyeshme dhe e domosdoshme për mbarëvajtjen e kësaj procedure penale./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Diskutohet zbatimi i sistemit elektronik SMIL në Prokuroria Themelore në Prizren

Në kuadër të monitorimit të zbatimit të Rregullores Nr. 03/2021 për Menaxhimin e Lëndëve përmes Sistemit Elektronik (SMIL), Grupi Punues i kryesuar nga Visar...

Kurti përkujton viktimat e masakrës së Korishës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrat e kabinetit qeveritar, ushtruesen e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, anëtarë...

Lajmet e Fundit