E dhimbshme: Burrë e grua nga Rahoveci vdesin nga COVID-19

Gjatë ditës së sotme një 70-vjeçar nga fshati Pataqan i Epërm i Rahovecit ka humbur betejën me koronavirusin.

Dy ditë më parë nga po ky virus ka ndërruar jetë edhe bashkëshortja e të ndjerit.

Rastin për klankosova e ka konfirmuar i pari i Rahovecit, Smajl Latifi.

“Gruaja ka vdekur para dy dite më parë më 21 korrik, ka qenë 68-vjeçare ndërsa sot ka ndërruar jetë bashkëshorti i saj 70-vjeçar, të dy kanë qenë të konfirmuar me COVID-19”.

“Viktimat kanë ndërruar jetë në Spitalin e Gjakovës, burri do të varroset sot në 19:30” deklaroi Latifi.

Latifi mes tjerash tregoi se nuk e di nëse ndonjë familjarë i tyre është infektuar me koronavirus, pasi që çifti jetonte vetëm

Më Shumë

Spitali i Prizrenit diskuton prioritetet për avancimin e shërbimeve shëndetësore

Në Spitalin Rajonal “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Profesional, ku fokusi kryesor ishte ngritja e cilësisë...

Zhduket një grua në Prizren, policia nis hetimet

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Prizren është zhdukur një femër. Lidhur me rastin, prokurori kujdestar ka urdhëruar fillimin e hetimeve. ‘’PERSON I ZHDUKUR Prizren /...

Lajmet e Fundit