17 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Polici që u lëndua nga eksplozivi në Prizren kthehet nga shërimi në Turqi, motra tregon për gjendjen

Gjendja shëndetësore e zyrtarit të Policisë së Kosovës, Artur Mrasori, i cili mbrëmjen e 28 janarit, u lëndua rëndë gjatë një aksionit antidrogë të Policisë, duket se po shkon drejt përmirësimit.

Mrasori do të kthehet të enjten në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur motra e Mrasorit përmes një postimi në Facebook.

“Ju njoftoj që nesër (03.09.2020) në ora 18:00 Arturi pas shtatë muajve qëndrim në Turqi do të kthehet në Kosovë për një pauzë, për të vazhduar përsëri më vonë trajtimin mjekësor. Faleminderit mjekëve kujdestarë të QKUK- së që atë natë janari dhanë gjithçka nga vetja për shëndetin e Arturit, faleminderit dhe Policisë së Kosovës për mbështetjen e pakursyer”, ka shkruar Qëndresa Mrasori.

Artur Mrasori u lëndua rëndë mbrëmjen e 28 janarit gjatë një aksioni të policisë në fshatin Zhur të Prizrenit. Në këtë aksion, nga eksplozivi mbeti i vdekur pjesëtari i Policisë së Kosovës, Sami Thaçi, ndërkaq përveç Arturit, edhe dy zyrtarë të tjerë të policisë mbetën të lënduar./Express/

Më Shumë

Xheladini uron Ditën e Goranëve në Dragash

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka uruar komunitetin goran me rastin e 6 Majit – Ditës së Goranëve. Në urimin e tij, Xheladini...

PDK nuk e merr Fatmir Limajn në listë zgjedhore, Kryesia vendos kundër

Kryesia e PDK-së ka vendosur të mos e përfshijë Fatmir Limajn në listën e tyre zgjedhore. Brenda kryesisë nuk ka pasur disponim dhe as nuk...

Lajmet e Fundit