Nuk u shihet fundi kolonave në kufi, kosovarët nisen për në bregdetin shqiptar

Çdo fundjavë publikohen pamje nga kolonat e gjata në pikën kufitare Shqipëri-Kosovë.

Madje, jo vetëm në fundjavë, tollovi në këtë pikë kufitare po shkaktohet edhe gjatë ditëve të tjera, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar foto në adresë të redaksisë, ku shihet se qysh në orët e hershme të mëngjesit një numër i madh i qytetarëve nga Kosova janë nisur drejt bregdetit shqiptar.

Si rrjedhojë janë shkaktuar kolona të veturave në këtë pikë kufitare që lidh Shqipërinë dhe Kosovën.

E nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, njoftojnë se në këtë pikë kufitare kolonat janë deri në 40 metra.

Për të hyrë duhen deri 5 minuta e për të dalë, 10 minuta.

news image

Më Shumë

Amarildo Bakaj demolon Ivanoviqin – fitore me nokaut në raundin e dytë

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në MHP Arena të Ludwigsburgut, duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e dytë...

Prizreni hap oborret e pesë shkollave për parkim falas gjatë sezonit veror

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se, nga dita e sotme deri më 23 gusht 2026, do të lejohet hyrja dhe shfrytëzimi pa pagesë i...

Lajmet e Fundit