Andin Hoti shërohet nga coronavirusi

Anëtari i PDK-së, Andin Hoti është shëruar nga coronavirusi.

Hoti ka thënë se pas dy javësh betejë të rëndë me virusin COVID-19, tashmë është shëruar plotësisht.

Hoti në shkrimin e bërë në Facebook, ka përshkruar disa nga simptomat që kë pasur gjatë kohës sa ka qenë i infektuar me virus.

“Qysh në fillim kam pasur vështirësi në frymëmarrje e shoqëruar me kollë dhe humbje të tërësishme të shijes dhe nuhatjes.

Mbi të gjitha, sipas mendimit tim efekti psikologjik ka luajtur rol të madh në shëndetin tim, si për t’mirë si për t’keq.

Prandaj kushdo që po ballafaqohet me këtë virus, apo kushdo që e ka dikë të afërt me këtë virus, të keni kujdes në informatat e pa verifikuara, fokusohuni vetëm në informatat e organeve kompetente për këtë virus (OBSH etj.)”, ka thënë ai.

Hoti ka falënderuar mjekët dhe infermierët për punën e tyre kundër virusit COVID-19.

“Shqetësimet e ndryshme janë të panevojshme dhe vetëm sa e vështirësojnë ballafaqimin me virus. Natyrisht që pa mantilbardhët vështirë të kalohet lehtë ky virus. Prandaj faleminderit secilit prej mjekëve, infermierëve dhe stafit të Institucioneve Shëndetësore për punën e tyre të stërlodhshme kundër virusit COVID-19”.

Më Shumë

Lumnije Rakaj kandidon për deputete nga radhët e PDK-së

Lumnije Rakaj ka njoftuar kandidaturën e saj për deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës, duke theksuar...

Vetëvendosje në Prizren zhvillon takim mobilizues me strukturat e saj

Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Prizren ka mbajtur një takim mobilizues me përfaqësuesit e pikave të saj, në kuadër të organizimit dhe koordinimit të...

Lajmet e Fundit