Aksident në mes dy veturave në Shirokë: Veturat goditen në rreth

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në vendin e quajtur “tek rrethi” në lagjen Shirokë të Suharekës. Një shofer ka goditur një veturë tjetër derisa ishte duke hyrë në rreth, shkruan Gazeta Metro.

Lexues të Metros para pak minutash kanë dërguar disa fotografi, ku edhe kanë njoftuar se ka ndodhur një aksident pa lëndime në njerëz.

Sipas lexuesve shoferi i cili ishte duke hyrë në rreth, ka goditur shfoeren e cila ishte duke vozitur një veturë Mercedes-Benz.

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalur Policia dhe se përveç dëmeve materiale nuk raportohet për ndonjë gjë tjetër.

Më poshtë keni fotografi nga aksidenti.

 

Më Shumë

Aksidenti mes 3 veturave, 7 të lënduar në fshatin Rogovë

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre veturave që ndodhi sot në magjistralen Gjakovë–Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja...

Nga 25 korriku, disa zona të Suharekës do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., përmes Njësisë në Suharekë, ka njoftuar se duke filluar nga 25 korriku 2026 do të zbatojë reduktime...

Lajmet e Fundit