Kapet me drogë, arrestohet një person në Piranë

Në fshatin Piranë të Prizrenit është arrestuar një person për posedim të substancave narkatike, raporton PrizrenPress.

Siç ka bërë të ditur Policia, gjatë kontrollimit fizik, tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar 2.6 gram substancë narkotike, e llojit marihuanë.

Gjatë legjitimimit nga ana e njësitit policor, i dyshuari e kishte sulmuar njërin prej zyrtarëve policor dhe kishte arrit të largohet nga vendi i ngjarjes.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë rreth orës 23:55./PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Muzat e Vreshtave”, festivali kushtuar poetit Xhevdet Bajraj nis rrugëtimin në Rahovec

Rahoveci do të mirëpresë më 22 qershor Festivalin Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor që i kushtohet poetit të ndjerë Xhevdet Bajraj dhe...

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Lajmet e Fundit