11 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026

Në Pulmologji trupi i vdekur i pacientit lihet që 5 orë në dhomë me pacientët tjerë

Në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK trupi i një pacienti të vdekur ka mbetur që 5 orë në dhomë me pacientët.

Qytetari Nesim Maxhuni ka publikuar një fotografi në Facebook, ku ka treguar se trupi i vdekur i pacientit është lënë në dhomë me pacientët tjerë që pesë orë.

“Që 5 orë kufoma në dhomë me plotë pacientë të tjerë aty, kërkush nuk merret me këtë punë”, ka shkruar Maxhuni.

Në Klinikën e Pulmologjisë trajtohen pacientët e sëmurë me koronavirus. Edhe më parë janë raportuar parregullësi në menaxhimin e kësaj klinike, ku familjarët janë ankuar se pacientët e dyshuar me Covid po trajtohen në dhomat e njëjta me pacientët e konfirmuar pozitiv.

Por drejtoresha e klinikës Rukije Mehmeti kishte deklaruar se vazhdimisht e kanë këtë gjendje, dhe iu thonë pacientëve “ose rrini në dhoma me pacientë pozitiv, ose mund të vdisni në shtëpitë tuaja”, ka shkruar Nesim Maxhuni në llogarinë e tij në Facebook.

Më Shumë

Shoqata e Prokurorëve dënon kërcënimet ndaj kryeprokurorit Petrit Kryeziu

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës ka shprehur indinjatë ndaj kërcënimeve të rënda të bëra nga i dyshuari në arrati Egzon Reshani, i cili, sipas...

Malisheva pret Ballkanin, debuton “Profesori”

Malisheva do të jetë nikoqire e Ballkanit në kuadër të javës së 29-të të Albi Mall Superligës së Kosovës, në një përballje me peshë...

Lajmet e Fundit