Një ekip i tretë anglez futet në garë për Rashicën

Milot Rashica vazhdon të zgjojë interesim nga Premierliga.Ylli kosovar i Werder Bremen është ende në qendër të spekulimeve në lidhje me një largim të mundshëm nga klubi gjerman, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Kurse, pas Aston Villës dhe Leeds United, në garë për transferimin e tij ka hyrë edhe Everton, raportojnë mediat angleze.Trajneri Carlo Ancelotti thuhet se e pëlqen përfaqësuesin kosovar, i cili shkëlqeu në Werder Bremen në dy sezonet e fundit.

Por, në vend të tij, tash klubi nga Liverpooli po e kërkon Rashicën.Klubi anglez është i bindur se mund ta transferojë ish-futbollistin e Vushtrrisë dhe Vitesses për 20 milionë euro.

Futbollistin e krahut e pëlqejnë edhe Napoli në Itali dhe Leipzigu në Gjermani.Ai i ka realizuar 11 gola dhe i ka dhuruar 8 asistime në 34 ndeshje në sezonin 2019/2020.

Më Shumë

Rezultatet preliminare: VV i humb 9 deputetë, PDK i shton 2, LDK i shton 5, AAK i shton 2

9 deputetë është bilanci i humbjes në mandate për partinë Vetëvendosje. Kjo pa u numëruar ende votat me kusht dhe ato jashtë vendit. Deri më tash...

Hajdari: Mbi 20 milionë euro investime në Spitalin e Prizrenit

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Osman Hajdari, ka bërë të ditur se ky institucion shëndetësor po kalon...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit