23.9 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Hekurudha Prishtinë-Durrës

Seremb J. Gjergji

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka zotuar €2 miliard e €5 milion euro për ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Prizren-Durrës. Kurse, marrëveshja në Uashingtonit Kosovë-Serbi ka nxjerrë në pah fuqinë ndërlidhëse që ka Kosova në Ballkan dhe më gjerë në infrastrukturën hekurudhore, tokësore dhe ajrore.

Treni dhe lidhja hekurudhore e Prishtinës, Prizrenit deri në Durrës dhe anasjelltas, është çelësi i suksesit të këtij zhvillimi për Kosovën. Kjo qasje strategjike e avancon, përparon dhe zhvillon Hekurudhat e Kosovës, në veçanti rritë zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Njëherësh ndërlidhë pjesë të projketit ndërkombëtarë R10 të nënshkruar në Vjenë në vitin 2015 nga Qeveria e Kosovës në vlerë prej €94.5 milion.

Transporti i mallrave përmes hekurudhës nga Porti i Durrësit për në BE, është esencial për zhvillim të Kosovës, e veçantë Shqipërisë.

Në Samitin e Berlinit në vitin 2014 zonja Merkel ndau €2 miliard e €5 milion euro për ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Prizren-Durrës. Në Samitin e Triestes, Kryeministrat e Ballkanit nënshkruan “Traktatin e Komunitetit të Transportit”. Asnjëra Qeveri, as ajo shqiptare e as ajo kosovare nga 2017 e deri me sot nuk kanë bërë asnjë hap pozitiv në këtë drejtim. Paratë janë të garantuara. Projekti ekziston. Tash mbetët të fillojmë punën. Nuk ka asnjë pengesë as ligjore e as pronësorë në këtë trase.

Në vitin 1933 Mbreti Zog në Durrës, mblodhi mendjet shqiptarë dhe përuroi ndërtimin e Hekurudhës Durrës-Prizren. Në vitin 1937 – 1939 ky projekt u realizua nga gjyshi im Prekë Gjergji dhe Franë Duhani me ekipin e tyre. Gjatë pushtimit gjerman i Shqiptarisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, është iniciuar projekti, edhe pse Gjermania asokohe ka marrë përkushtimin, në kohë lufte çmimi ishte i madh. Një kopje e projektit mbeti në Berlin. Natyrisht se Gjermania e mbajti fjalën – madje tash kur kemi nevojë mese shumti. Kancelarja Angela Merkel alokon €2.05 miliard për këtë projekt.

Porti i Durrësit kur lidhet me HEKURUDHË; të gjitha mallrat i shkarkon në Vjenë brenda 25 orëve. Hekurudha Durrës – Prishtine zgjatë 5 orë; Prishtine – Beograd 8 orë dhe Beograd – Vjenë 12 orë. Kjo e shkurton për 3 ditë çdo transport malli që do të shkarkohej në Portin e Opatisë. Poashtu, rreth 3.5 ditë më shpejtë se nga Porti i Selanikut. Kjo jo vetëm që e bënë Portin e Durrësit më të madhin në Ballkan, por do ta rrisë ekonominë e Shqipërisë dhe Kosovës në mënyrë marramendëse.

Një kopje e këtij projekti i është dhënë ish Kryeministrit Mustafa, Presidentit Thaçi dhe Kryeministrit Rama.

Projekti i ri për lidhje Ballkanike më TREN të shpejtë për udhëtarë – vetëm sa e shton nevojën dhe fuqinë e këtij projekti.

Avancimi i sistemit Digjital të Hekurudhave të Kosovës, që aktualisht është pjesë e Unazës Optike të Telekomit të Kosovës mundëson një avancim edhe për trenat e shpejtë në të ardhmen – jo vetëm në Kosovë, por edhe një lidhje optike me trenat e Evropës. Mundësia ekziston, hapat dhe veprimet duhet të merren në procesin sa më të shkurtër.

Në vitin 2017, një takim me Kryetarin e Zagrebit z. Bandic, u akorduam që të na e dhuroi një Tramvaj. Sot, mund ta bëjmë realitet – ta lidhim Fushëkosovën me Prishtinën me Tramvaj – përskaj hekurudhës aktuale deri në Prishtinë. Hapësira dhe mundësia ekziston.

Ky veprim do ta rriste dhe do ta shtonte tej mase shkallen e investimeve matanë hekurudhës ndërmjet Fushëkosovës dhe Prishtinës. Pra, instalimi i një Tramvaji do ta rriste mirëqenien, investimin dhe prosperitetin e qytetarëve të te dy (2) komunave – që tashmë më janë lidhur mes vete.

Investimi në trasenë e Tramvajit do të ishte rreth €5 milion, por kthimi i këtij investimi në 3 vjet radhazi do të ishte mbi €15 milion investime – jo vetëm në qasjen më të lehtë të udhëtarëve – por edhe të gjitha investimeve tjera përreth dhe përgjatë trasesë së tramvajit. Veprimi i njëjtë mund të vazhdohet edhe në Prizren duke lidhur Prizrenin me Landovicën; nga ku lidhet hekurudha e re për Durrës; si dhe stacioni i ri i trenit të Prizrenit.

Në kuadër të Hekurudhës Durrës – Prizren – Prishtinë , mund të implementohet edhe gypi i gazit nga Adriatiku. Në këtë mënyrë Kosova rretë vlerën e saj në tregun rajonal, por edhe fuqinë vendimmarrëse në kuadër të Mini-Shengenit si faktor me rëndësi të veçantë veprimi.

Autori është njohës i mirë i çështjeve strategjiko-ekonomike.

Më Shumë

Vazhdojnë besnikërinë te Liria: Elshani dhe Susuri qëndrojnë në Prizren

Dy nga lojtarët më të rëndësishëm të Lirisë së Prizrenit, Egzon Elshani dhe Xhevat Susuri, kanë rinovuar kontratat dhe do të jenë pjesë e...

Queven Inacio largohet nga Ballkani

Ballkani ka konfirmuar se futbollisti Queven Inacio është larguar nga skuadra, derisa e ka falënderuar për kontributin dhe i ka uruar suksese në vazhdim...

Lajmet e Fundit