-1.1 C
Prizren
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025

Krasniqi: Të mos njolloset lufta çlirimtare

Jakupkrasniqi10-6Kryeparlamentari i Kosovës Jakup Krasniqi përmes një deklarate për media ka ngritur zërin kundër ”njollosjes së luftës çlirimtare në Kosovë”

”Gjatë gjithë periudhës së luftës çlirimtare në Kosovë strategjia serbe ishte e përqendruar në njollosjen e saj. Këto përpjekje ishin shumëdimensionale dhe gjithëpërfshirëse.

Kjo strategji u intensifikua sidomos pas tërheqjes së forcave okupuese nga Kosova. Njollosja e personaliteteve më të shquara të UÇK-së, duke filluar që nga Komandanti i saj Legjendar, Adem Jashari, e deri te ushtarët e thjeshtë kishte për qëllim të relativizohen krimet e shtetit serb ndaj popullit shqiptar në Kosovë.

Ditëve të fundit, kur edhe mediat serbe, në të njëjtën shkallë si ato të vendeve tjera ballkanike dhe më gjerë, publikuan dëshmitë tronditëse të policit serb, Sllobodan Stojanoviqit, se gjatë luftës në Kosovë kokat e shqiptarëve të vrarë janë prerë dhe nga kafkat e tyre janë bërë llamba tavoline, çohen argatët e rinj të politikës së vjetër serbe dhe publikojnë në portalet në gjuhën shqipe gënjeshtrën për gjoja implikimin tim në “prerje flokësh” dhe “prerje buzësh” të të burgosurve nga UÇK-ja!

Të gjithë e dinë se këto shkrime skandaloze, që nga titulli e deri te përmbajtja, nuk kanë asgjë të vërtetë. Edhe përpiluesit dhe shpërndarësit e këtyre dezinformatave e dinë këtë gjë!

Qëllimi i vetëm i tyre është të relativizohet krimi serb ndaj shqiptarëve në Kosovë! Në kontekstin e fundit, qëllimi imediat i strategjisë serbe dhe argatëve të tyre është të harrohen llambat e tavolinës nga kafkat shqiptare! Megjithatë, sado që të përpiqen ta zhvendosin vëmendjen, kafkat e shndërruara në llamba hedhin dritë mbi mizoritë serbe në Kosovë!”, thuhet në deklaratën e kryeparlamentarit Krasniqi.

Më Shumë

Ylli shkëlqen në Gjakovë

Golden Eagle Ylli shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me shifrat 66:71 (19:20, 17:21, 10:19, 20:11). Takimi në Gjakovë ishte interesant. Periudha...

Abrashi: Presim të fitojmë mbi 50 për qind

Kandidati për deputet nga LVV-ja, Artan Abrashi, tha për RTV21 se ky subjekt politik po hyn në zgjedhje me një program të qartë dhe...

Lajmet e Fundit