Fshati Krajk i Hasit me aneks të ri shkollor modern, të përshtatshëm për edukim cilësor

Me pjesëmarrjen e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, zv/ministrit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Xhavit Rexhaj dhe drejtoreshës së Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), Xhemile Thaçi-Vezgishi, sot u bë përurimi i aneksit të ri të shkollës “Mithat Frashëri” në fshatin Krajk të Hasit.

Gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e përurimit, kryetari Haskuka theksoi ndërtimi i aneksit të ri në këtë shkollë ka qenë i domosdoshëm, ngase objekti i vjetër nuk i plotësonte kushtet për mësim-nxënie. Me këtë rast, ai premtoi se do të vazhdojë të punojë intensivisht për të krijuar hapësira dhe mjedise sa më kualitative dhe të përshtatshme për një edukim cilësor të fëmijëve.

“Vizitën e parë në këtë shkollë e kam bërë në vitin 2018 ku u takova me drejtorin Hemë Çoçaj. Në atë kohë, kjo shkollë ka qenë e vjetër dhe posedonte pajisje të vjetra. Prandaj, duke i parë kushtet që nuk ishin të përshtatshme për mësim-nxënie, vendosëm ta ndërtojmë këtë aneks që tashmë po e bëjmë përurimin. Gjatë ditëve në vijim do të vazhdojmë të punojmë intensivisht për përfundimin e punimeve edhe në shkollat tjera të komunës së Prizrenit”, deklaroi Haskuka.

Duke i dhënë detajet e projektit, drejtoresha Thaçi-Vezgishi, tha se do të dëshironte që ky objekt të jetë shembull për shkollat tjera të Kosovës.

“Tashmë nxënësit e këtij fshati kanë një shkollë të kompletuar dhe do të doja që kjo shkollë të jetë model për shkollat tjera. Nxënësit e kësaj shkolle tanimë posedojnë hapësira moderne me gjashtë klasa mësimi, dy laboratore, sallën e arsimtarëve, nyjet sanitare për nxënësit, personat me aftësi të veçanta dhe personel, si dhe hapësira të ndryshme shkollore, tha  Thaçi-Vezgishi.

Nga ana tjetër, zv/ministri Rexhaj gjatë fjalimit të tij deklaroi se “Për të zhvilluar njerëz të menqur dhe të dobishëm, nevojitet shkollë e mirë. Nuk është hera e parë që po e vizitoj këtë shkollë dhe i njoh mirë nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle. Jam i lumtur që si asnjë shkollë tjetër në Kosovë, nxënësit e kësaj shkolle e kanë mbështetjen e fortë të Komunës së Prizrenit, e veçanërisht të kryetarit Mytaher Haskuka”.

Më Shumë

QRTK në Prizren dhe DKRS në Malishevë thellojnë bashkëpunimin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Në vijim të angazhimeve institucionale për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren zhvilloi një takim pune me...

Për vrasjen mizore dhe dinake të 30-vjeçares, gjykata në Prizren e dënon me 15 vjet burgim

Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar të akuzuarin, Sead Halilaj me 15 vjet burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”, të...

Lajmet e Fundit