Challandesi publikon listën

Përzgjedhësi i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Bernard Challandes e ka publikuar listën e futbollistëve për tri ndeshjet e këtij muaji.

“Dardanët” fillimisht më 8 tetor do të luajnë kundër Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinale të “play-off”-it për kualifikim në Kampionatin Evropian në Shkup, derisa më pas në kuadër të Ligës së Kombeve do të luajnë kundër Sllovenisë më 11 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe kundër Greqisë, më 14 tetor në Athinë.

Si zakonisht, “dardanët” do të akomodohen në hotel “Emerald”, derisa stërvitjen e parë do ta zhvillojnë të hënën në orën 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Paraprakisht, të hënën, në orën 11:00, në hotel “Emerald”, përzgjedhësi Bernard Challandes do të mbajë konferencë për media.

Fotografia e Federata e Futbollit e Kosovës - Football Federation of Kosova

Më Shumë

Kurtaj rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin Albion Kurtaj, i cili ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare me klubin prizrenas. Kurtaj vazhdon kështu rrugëtimin...

Totaj raporton para qytetarëve për punën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të organizojë takimin e parë publik me qytetarë për raportimin e punës së gjashtëmujorit të parë...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit