Kurti: Shumë perëndimorë e kundërshtuan bashkimin, por Gjermania sot është lokomotivë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në profilin e tij zyrtar i ka kushtuar një shkrim Gjermanisë, me rastin e 30 vjetorit të bashkimit.

Kurti ka thënë se shumë vende perëndimore ishin të shqetësuar dhe kishin kundërshtuar bashkimin e dy Gjermanive, por thotë se sot Gjermania është lokomotivë e BE’së.

Lexo Edhe:
Si veprohet nëse Trumpi sëmuret rëndë dhe në cilat raste do të shtyheshin zgjedhjet
Shkrimi i plotë:

30 vjet Gjermani e Bashkuar

Miq të Kosovës, sepse miq të drejtësisë universale e të ligjshmërisë në marrëdhënie ndërkombëtare. Miq të shqiptarëve, sepse dy popujt e kanë provuar se ç’do të thotë të jesh nën regjime diktatoriale, të cilat imponojnë ndarjen.

Sot ua uroj të gjithë gjermanëve ditën e Bashkimit të Gjermanisë. Ua uroj edhe bartësve të institucioneve, Kancelares, Ambasadorit në Kosovë dhe Kryetarit të SPD-së.

Gjermania është shembull e model, për zhvillim përmes punës e dijes, përmes ndershmërisë e shtetit. E po ashtu, për neve shqiptarët, është model që mbështet argumentin se bashkimi kombëtar nuk sjell destabilizim, por balancim, zhvillim, demokratizim e paqe.

Shumë vende perëndimore e fqinje ishin të shqetësuara atëbotë, dhe kundërshtuan bashkimin e dy Gjermanive. Por sot të gjithë janë të kënaqur me Gjermaninë, lokomotivë e BE-së, garantuese e të drejtave të njeriut dhe demokracisë, promovuese e marrëdhënieve të mira mes shteteve.

Nëntori, i shenjtë për gjermanët, fillon me ditën e tyre, nëntori i shenjtë për ne, mbaron me ditën tonë.

Më Shumë

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Haziz Hodaj kërkon ndaljen e përçarjeve në LDK: Energjia të drejtohet te bashkimi, jo te akuzat

Kuvendari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Haziz Hodaj, ka kërkuar ndaljen e përçarjeve dhe përplasjeve të brendshme në parti. Ai u ka ...

Lajmet e Fundit