10.3 C
Prizren
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025

Tifozët u përgjigjen serbëve, thërrasin “Kosova, zemra e Shqipërisë” afër kishës në Prizren

Tifozët prizrenas u kanë reaguar vizitorëve serbë, që të shtunën kishin bërë thirrje “Kosova është Serbi” nëpër rrugët e Prizrenit, shkruan Gazeta Express.

Disa tifozë kanë bërë thirrje “Kosova, zemra e Shqipërisë” në Prizren, në afërsi të Kishës së Shën Premtes.

“Arpagjikët” thonë se ky është reagim ndaj thirrjeve të djeshme të serbëve në këtë qytet.

Brohoritje “Kosovo je Serbia” (shqip: “Kosova është Serbi”) janë dëgjuar dje në qytetin e Prizrenit.

Te Kisha e Shën Premtes, e njohur si Kisha e Levishës, është mbajtur ajo që është dukur të jetë një ceremoni festive nga një grup serbësh.

Ata janë fotografuar rreth orës 15, teksa po këndonin këngë provokuese dhe po mohonin pavarësinë e Kosovës.

Qarkullimi i automjete në rrugën ku ndodhet kisha ortodokse serbe është ndaluar për rreth 15 minuta nga Policia e Kosovës, kanë treguar dëshmitarët për Gazetën Express.

Zyrtarë të PK’së e ruajnë vazhdimisht Kishën e Levishës, që ndodhet në zonën historike të Prizrenit.

Kjo kishë ishte shndërruar në xhami, para se xhamia të bëhej përsëri kishë

Më Shumë

Ekzekutohen pensionet me rritje

Janë ekzekutuar sot pensionet bazike me rritje në Kosovë, nga 120 në 150 euro. Edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se nga ky...

Nesër i jepet lamtumira e fundit veprimtarit Lumni Lushaj

Pas ndarjes së papritur nga jeta në një aksident tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”, veprimtari dhe humanisti i njohur Lumni Lushaj do të përcillet...

Lajmet e Fundit