Komuna e Prizrenit mbështet fermerët përmes ndërtimit të tridhjetë serrave të reja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani, sot vizituan njërin nga përfituesit e projektit “Ngritja e Serrave me Participim”, me të cilin Komuna e Prizrenit synon krijimin e kushteve sa më të përshtatshme për fermerët.

Nëpërmjet këtij projekti deri në fund të vitit do të ngriten gjithsej 30 serra për përfitues të ndryshëm, me sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 9.800 metër katrorë.

Komuna për këtë projekt ka participuar me 75% të shumës, derisa 25% i ka takuar fermerëve përfitues.

Më Shumë

Arrestohet një person në Malishevë për dhunë në familje, ishte në gjendje të dehur

Një person është arrestuar në Malishevë nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 qershor 2026,...

Muharremaj falënderon qytetarët e Suharekës për kulturën demokratike

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka falënderuar qytetarët për sjelljen e tyre gjatë procesit zgjedhor, duke vlerësuar maturinë, qetësinë dhe kulturën demokratike të treguar...

Lajmet e Fundit