Nesër seanca e jashtëzakonshme që të votohet Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike

Nesër në ora 10: 00 do të mbahet seanca e Kuvendit për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Kjokërkesë për senacë të jashtëzakonshme është bërë nga shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në emër të deputetëve nënshkrues me këtë arsyetim

“Duke marrë parasysh rëndësinë e këtij Projektiligji për t’i dalur në ndihmë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe me gjendjen më të cilën po përballet e gjitha bota e edhe vendi ynë, është në interesin e qytetarëve e qytetarëve që ky Projektligj të votohet. Në këto kushte, ne, deputetët nënshkrues, kërkojnë mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për të shqyrtuar këtë cështje”,shkruan GazetaBlic.

Në listën e 62 nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme për votimin në parim të Projektiligjit për rimëkëmbjen ekonomike nga Lidhja Demokratike e Kosovës nënshkruan 27 deputetë, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 14 deputetë, nga NISMA-AKR 5 deputetë, nga Lista Serbe 10 deputetë dhe nga Grupi Parlamentar 6+, 6 deputetë nënshkruan.

Në listën e nënshkrimeve të LDK-së mungon nënshkrimi i kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit.

Më Shumë

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Lajmet e Fundit