Jorge Luis Borges: Kur ndihem fatkeq mendoj për vdekjen

Kur ndihem fatkeq mendoj për vdekjen. Të vetmin ngushëllim që kam është: të di se nuk do të vazhdoj të jem më, të mendoj se do të ndaloj së qeni.
Kjo do të thotë: unë ndihem i sigurt përtej disa tmerreve të natyrës fetare, përtej krishterimit, që natyrisht e kam në gjakun tim… përtej gjithë kësaj, unë jam i sigurt se do të vdes plotësisht. Dhe është një ngushëllim i madh. Është diçka që i jep shumë forcë një njeriu, kur e kupton se është i përkohshëm.
Përkundrazi, ideja për të qenë i përhershëm më duket se është një ide vërtet e tmerrshme. Pavdekësia do të ishte ndëshkimi më i keq. Çdo formë pavdekësie do të ishte ferr. Parajsa, nëse do të zgjaste shumë, do të ishte gjithashtu ferr. Çdo gjendje e qëndrueshme është një kob. Ndoshta një nga virtytet më të mëdha të jetës është që gjithçka është e përkohshme, madje edhe vetë fiziku ynë është i tillë, kënaqësia është gjithashtu kalimtare, dhe është mirë që është e tillë, sepse përndryshe gjithçka do të ishte shumë e mërzitshme.

Përktheu: Bajram Karabolli /ObserverKult

Më Shumë

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

1 muaj paraburgim ndaj të miturit të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobaj të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit A.O., në kohëzgjatje prej një muaji, i dyshuar...

Lajmet e Fundit