Totaj: S’përjashtohet mundësia që të hyjmë në Qeveri, por momentalisht s’ka vendim

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaqir Totaj ka thënë se aktualisht si subjekt politik nuk e kanë ndërruar qasjen në raport me mundësinë e futjes në Qeveri.

Ai në Frontal të T7 ka thënë se PDK-ja nuk ka marrë ende një vendim për këtë, duke aluduar se momentalisht janë për të qëndruar në opozitë. Por, Totaj nuk e përjashton krejtësisht mundësinë që PDK-ja të përfshihet në koalicionin qeverisës.

“Qëndrimi ynë është parimor dhe PDK-ja nuk merr vendime ad-hoc. Qasja jonë është e njëjtë siç ka qenë… Mundësinë nuk e përjashtoj as unë, por se s’ka vendim për të hyrë në Qeveri”, tha Totaj.

Marrëveshja për zgjedhjen e presidentit të ri, sipas Totajt duhet të presupozojë përfundimin e plotë të mandatit të Qeverisë.

“Nëse do të arrihet një marrëveshje, e presupozon përfundimin e mandatit deri në vitin 2023. Marrëveshja për presidentin do të duhej të ishte marrëveshje gjithpërfshirëse për përfundimin e mandatit”, tha ai.

Për ambicien e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt për t’u bërë president, Totaj tha se kjo është më shumë çështje që varet nga dy partitë e mëdha të vendit. /GazetaExpress/

 


 

Totaj: Hoti nuk ka pavarësi në vendimmarrje

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, thotë se kryeministri Hoti nuk ka pavarësi në vendimmarrje.

Këtrë koment e ka dhënë në emisionin “Frontal” në T7, teksa flet për shkarkimin e dejtorit të Policisë, ATK-së dhe Doganës.

Sipas tij, kryeministri Hoti nuk e anashkalon nga vendimarrja kryetarin e partisë Isa Mustafën.

“Mustafa është një faktor që Hoti nuk mund ta anashkalojë në vendimmarrje, edhe pse kjo nuk do të duhej të ndodhte. Do të duhej të kishte pavarësi në vendimmarrje e këtë nuk po e shohim”, tha Totaj, transmeton Gazeta Express.

Ndërsa, sa i përket shkarkimit të drejtorit të ATK-së, Totaj tha “për fat të keq kemi të bëjmë me një histori të ndërhyrjeve politike të LDK-së në ATK”, tha ndër të tjera ai.

Më Shumë

Luljeta Veselaj-Gutaj nuk do të kandidojë në zgjedhjet e 7 qershorit

Ish-deputetja dhe anëtarja e Partia Demokratike e Kosovës, njëherësh drejtoreshë e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka njoftuar se nuk do të kandifojë në...

Nën kërcënimin e armës hajnat grabisin dy të moshuar në Malishevë

Një rast i vjedhjes grabitqare ka ndodhur të mërkurën në fshatin Rudë të Malishevës. Sipas njoftimit të policisë, dy hajdutë dyshohen se kanë hyrë në...

Lajmet e Fundit