Haskuka inspekton punimet në rrugën “Fahredin Hoti”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sot së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Osman Krasniqi inspektuan nga afër punimet e asfaltimit të rrugës “Fahredin Hoti”.

Me këtë rast, Haskuka deklaroi se gjatë dy viteve të fundit në këtë rrugë ka përfunduar edhe ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit në gjatësi prej 2,694 metrave dhe ndërtimi i kanalizimit atmosferik dhe fekal në gjatësi prej 1100 metrave.

Duke e vëzhguar mbarëvajtjen e punimeve, kryetari Haskuka theksoi se në fazën e fundit të projektit të tretë, punimet po vazhdojnë me asfaltimin e rrugës në gjatësi prej 650 metrave, instalimin e rrjetit energjetik nëntokësor, ndërtimin e trotuareve në të dyja anët, si dhe instalimin e ndriçimit publik.

Po ashtu, Haskuka theksoi se pas përfundimit të shtrimit të asfaltit, Komuna do të vazhdojë të investojë edhe në rrugët anësore që lidhen me këtë lagje./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Tetë zyrtarë policorë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Tetë zyrtarë policorë janë dekoruar me "Medalje për Shpëtim Jete" nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në shenjë nderimi për...

Komuna e Malishevës dhe UNDP mbështesin katër projekte të shoqërisë civile

Komuna e Malishevës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) kanë nënshkruar marrëveshje financimi në kuadër të programit ReLOaD3, projekt i mbështetur...

Lajmet e Fundit