7.1 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Befason Toni Kroos: Ky është klubi më i mirë në botë

Mesfushori gjerman i Real Madridit, Toni Kroos i cili në të kaluarën ka luajtur edhe për Bayern Munich, ka folur për këta të fundit në prag të sfidës ndaj Borussia Monchengladbach në Ligën e Kampionëve, transmeton Insporti.

Toni Kroos, i cili ishte instrumental në fitoren e xhiros së kaluar ndaj Barcelonës në El Clasicon e zhvilluar në Camp Nou, ka folur rreth ish skuadrës së tij, Bayern Munich.

Toni Kroos signs for Real Madrid - FC Bayern Munich
Toni Kroos gjatë kohës sa ishte tek Bayerni

Ai ka bërë krahasimin mes dy klubeve, duke thënë se Bayern Munich është aktualisht klubi më i mirë në botë por që beson se Real Madrid do të kthehet në atë nivel shumë shpejt.

“Në muajt e fundit, Bayerni ka qenë skuadra më e mirë në botë. Nëse shikon rezultatet, mënyrën si kanë luajtur dhe fitimi i Ligës së Kampionëve. Duhet ta pranosh që disa klube janë më të mira se ti”.

“Por ne e kemi kaluar këtë. Mes viteve 2016 dhe 2018 ne ishim klubi më i mirë në botë. Është normale që nuk mund ta mbash atë nivel për dhjetë vite radhazi pasi ka shumë klube me kualitet” – u shpreh ai.

Real Madrid luan sfidën e dytë në grupin B të Ligës së Kampionëve në udhëtim ndaj Borussia Monchengladbach.

Ky takim zhvillohet sonte (e marte), nga ora 21:00./Insporti.com/

Më Shumë

Gjenden mbetje të eshtrave në Rahovec, dyshohen se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin së paku një personi të zhdukur gjatë luftës, janë gjetur gjatë gërmimeve në Rahovec. Mbetjet eshtërore janë dërguar...

Sfida jetike në Superligë

Fundjava në ProCredit Superligë do të jetë shumë interesante dhe me emocione të mëdha. Kjo xhiro është përcaktuese për fatin e disa skuadra. Java e...

Lajmet e Fundit