Situata me Covid-19 në Suharekë, flet Muharremaj

Në një prononcim për Portali.info, Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka treguar për gjendjen me Covid-19 në komunën e tij.

“Gjendja në komunën tonë është e qetë dhe stabile, në vazhdimësi jemi duke e kontrolluar situatën dhe po ashtu e kemi ekipin e mjekëve në teren”, ka treguar Muharremaj.

Tutje, ai ka thënë se deri më tani asnjë shkollë nuk është mbyllur dhe situata në shkolla po menaxhohet lehtë. “Deri më tani asnjë shkollë nuk është mbyllur, 4 punëtorë të arsimit kanë qenë të infektuar me Covid-19, mirëpo tani e kanë kaluar”, tha i pari i Suharekës për Portali.info.

Për fund, Muharrremaj ka treguar se në komunën që drejton, aktualisht ka 37 raste aktive me Covid-19, ndërsa ka thënë se dje nuk kanë pasur asnjë rast të ri me virus.

Më Shumë

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Adnan Kanuriq zyrtarizohet te Malisheva

FC Malisheva ka arritur marrëveshje me portierin Adnan Kanuriq, i cili tash e tutje do të jetë pjesë e skuadrës dhe do të mbrojë...

Lajmet e Fundit