Shoqata e Gastronomëve paralajmëron protestë masive të hënën

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, ka kritikuar masat e reja të vendosura nga Qeveria për mbylljen e bizneseve gjatë vikendit, raporton Ekonomia Online.

Si rrjedhojë e kësaj, Kllokoqi ka paralajmëruar protestë masive të hënë për të kundërshtuar masat e reja.

Në protestën simbolike të organizuar nga kjo shoqatë, Kllokoqi tha se nuk është e arsyeshme që bizneset të mbyllen ndërsa kufijtë të qëndrojnë të hapur, raporton Ekonomia Online.

“Ne nuk jemi të pajtimit me masat e Qeverisë, nuk e shohim të arsyeshme me i mbyll bizneset ndërsa kufijtë me i lënë të hapur, pasi qytetarët i shpenzojnë ato pare në vende tjera. Ne kërkojmë subvensione të parave, shtyrje të kredive, pasi masat janë ashpërsu tepër, ndërsa shpenzimet vazhdojnë. Shteti asnjëherë s’ka tentu me u ulë e me ofru diçka për këto. Me ketë protestë ne vetëm e kemi paralajmëruar protestën e së hënës ku do te jetë masive”, tha ai.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që në fundjavë të u ndalohet veprimtaria e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermarketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restorantet, kafiteritë dhe të ngjashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës, prej orës 20:00, të datës 6 nëntor deri në orën 05:00 të 9 nëntorit.

Po ashtu, Qeveria ka vendosur që të fut në karantinë shtatë komuna për: Prishtinën, Fushë-Kosovën, Gjilanin, Obiliqin, Gjakovën, Podujevën dhe Shtimen.

Në komunat e lartë cekura ndalohet hyrja/dalja e qytetarëve dhe automjeteve private prej orës 20:00 të datës 6 nëntor deri në orën 05:00 të 9 nëntorit.

Më Shumë

Oborret e shkollave në Dragash kthehen në parkingje falas gjatë verës

Komuna e Dragashit ka marrë vendim që oborret e të gjitha shkollave në territorin e komunës të shfrytëzohen si parkingje pa pagesë gjatë sezonit...

Totaj për ozurpimin e hapësirave publike në Prizren/ I ftojë pronarët e bizneseve t’i lirojnë ato

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka deklaruar se çështja e uzurpimit të hapësirave publike mbetet një ndër sfidat e vazhdueshme për komunën, duke theksuar se...

Lajmet e Fundit