Reagon asambleisti LDK’së në Prizren për “Erlli dita”: Kjo është tepër e rëndë dhe fyese

Asambleisti më i vjetër i LDK’së në Prizren, Haziz Hodaj, ka reaguar pas mbishkrimeve të vendosura nën sloganin e Lëvizjes Vetëvendosje në një park lojërash në këtë komunë, madje kjo me gabime të rënda drejtshkrimore.

Anëtari i kryesisë, Hodaj përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, i ka quajtur këto gabime të shkrimit në gjuhën shqipe tepër të rënda, por edhe fyese.

“Mos hillni bërdhog” ose “Erlli dita” Përnjimend kjo gjuha shqipe është pak problematike, po keni bre pak mendjen, se kjo është tepër e rëndë e edhe fyese besa !?”, ka shkruar ai.

Më Shumë

Rikthehet gara e pehlivanëve në Opojë, më 13 qershor mbahet edhe gara tradicionale e kuajve

Komuna e Dragashit ka njoftuar organizimin e manifestimit tradicional të Opojës, i cili mbahet për nder të Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit. Ngjarja...

Përfundon numërimi i votave në Prizren dhe Suharekë

Ka përfunduar numërimi i votave për partitë politike në Prizren dhe Suharekë.   Sipas rezultateve të KQZ-së, subjekti i parë në Prizren është Vetëvendosje me 44.07...

Lajmet e Fundit