Albulena Haxhiu: E kemi pritur këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese

Ish-ministrja e Drejtësisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, tha për KALLXO.com që e kanë pritur një vendim të tillë nga Gjykata Kushtetuese pasi që vetëm dhjetë ditë pas votimit të Qeverisë Hoti, LVV ka arritur në konstatitimin që një votë ka qenë e paligjshme.

“Ne po presim ftesën nga ushtruesja e detyrës së presidentes znj. Osmani, e cila e ka për detyrë të ftojë partitë politike për të marrë vendimin e tyre për datën e zgjedhjeve të reja”, thotë Haxhiu duke shtuar që tashmë është vendosur një afat nga Gjykata Kushtetuese.

Ndërkohë ajo thekson se e vleresojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ta shpallur jolegjitime Qeverinë Hoti.

Sipas Haxhiut, mund të jetë një gabim teknik te vendimi i Gjykatës Kushtetuese sepse Kushtetuta i parashikon zgjedhjet brenda 45 ditëve dhe jo 4.Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim rreth ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjen e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.

Kushtetuesja ka anuluar vendimin për zgjedhjen e Qeverisë Hoti.Po ashtu, Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar mbajtjen e zgjedhjeve të reja brenda 40 ditësh.

Më Shumë

Haxhiu takon qytetarët në Sharri, Buzez dhe Shajnë: Krejt për Shtet e Shtet për Krejt

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu së bashku me kandidatin për deputet nga Sharri, Filiz Mustafa, kanë zhvilluar tri takime të ndara me...

Rahoveci vazhdon mbështetjen e fermerëve me pleh artificial

Komuna e Rahovecit ka nisur shpërndarjen e plehut artificial për përfituesit e fazës së dytë të programit komunal të mbështetjes për fermerët. Sipas njoftimit të...

Lajmet e Fundit