Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës 78:73 (12:17, 20:18, 22:19, 24:19), në kuadër të xhiros së 11-të të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.
Prishtinasit e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 12:17. Lojë më e baraspeshuar u zhvillua në periodën e dytë, që u fitua për dy pikë nga vendasit, 20:18, duke shkuar në pushim me shifrat 32:35. Therandasit e nisën më mirë pjesën e dytë, përkatësisht periudhën e tretë, 22:19, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 54:54. Në 10 minutat e fundit u vendos fituesi i kësaj përballje. Ylli shkëputet në 74:67, por prishtinasit nuk dorëzohen dhe afrojnë rezultatin në 74:73, megjithatë, nuk arritën të bëjnë më shumë dhe Golden Eagle Ylli triumfoi 78:73.
Te Golden Eagle Ylli u dalluan Cody John me 16 pikë e pesë asistime, Demetris Morant me 12 pikë e 12 kërcime, Samir Zekiqi me 13 pikë dhe Valon Bunjaku dhe Egzon Kuqi me nga 12 pikë, kurse te Sigal Prishtina u dalluan Fisnik Rugova dhe Edmond Azemi me 19, përkatësisht 17 pikë.
Golden Eagle Ylli ka gjashtë fitore dhe pesë humbje, kurse Sigal Prishtina tri fitore dhe tetë humbje.