3.9 C
Prizren
E shtunë, 15 Nëntor, 2025

Hoxha (LDK): Osmani duke i mashtruar votuesit po i dërgon te lideri që synon shkatërrimin e LDK-së

Kandidati për deputet nga LDK, Valdet Hoxha, ka thënë se partia e tij nuk ka emër për president, por se Vjosa Osmanin nuk do ta votonin në asnjë mënyrë.

Madje, u.d presidenten e ka quajtur edhe një mashtruese të votuesve që po i dërgon te një lëvizje e majtë, njofton Klan Kosova.

“Në parim ne s’kemi emër dhe nuk jemi as për as kundër, por konsideroj që abstenimi i Osmanit, mosvotimi i qeverive të ndryshme, mosvotimi i demarkacionit si një çështje kyçe për liberalizimin e vizave, e bëjnë atë të padenjë për presidente. Ky më shumë është mendimi im personal sesa i LDK-së. Një presidente e vendit s’duhet të jetë përçarëse, s’duhet të jetë e kapur pas interesave personale, s’duhet të thirret në vlera që s’i përfaqëson dhe t’i mashtrojë votuesit dhe t’i çojë në gjirin e një lideri tjetër që ka bërë çmos ta shkatërrojë LDK-në”.

“Osmani është një shembull i keq dhe assesi një magnet që i tërheq votuesit e LDK-së. Ajo është një shembull i keq i një lidereje që unë besoj që është e vetmja në rajon si pretendente për presidente që nuk e merr pas vetes asnjë figurë, qoftë edhe mediokre. Ja që ajo është një shembull i keq se si keqpërdoret një shtëpi e madhe dhe mundohet që t’i keqpërdorë votuesit dhe në forcën e magnetit t’i çojë në një lëvizje të majtë që është për keqardhje”.

Hoxha në Info Magazine ka thënë se kanë hyrë fuqishëm në garë për vendin e parë duke thënë se në matjet e tyre që s’i publikojnë janë mirë dhe se këtë e shohin edhe në takimin me strukturat.

“Asnjë individ s’ka lëvizur nga LDK-ja”.

Ndërkaq, për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që lë jashtë garës kandidatët për deputet që kanë dënim në tri vjetët e fundit, ka thënë se partia e tij asnjëherë s’i komenton vendimet e gjykatave dhe këtë s’e bëri as në rastin kur Gjykata Kushtetuese rrëzoi Qeverinë Hoti.

Më Shumë

Bastisje në tri lokacione në Rahovec, kapet arsenal armësh – tre në pranga

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se janë realizur bastisje në tri lokacione në fshatin Ratkoc të Rahovecit ku është kapur arsenal armësh. Lidhur me...

Shqipëria mund ta sigurojë sonte play-offin, ndeshet me Andorrën

Shqipëria sonte do ta luajë ndeshjen më të rëndësishme të vitit. Kuqezinjtë përballen me Andorrën në udhëtim në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror. Aktualisht, Shqipëria...

Votoi Shaqir Totaj

Lajmet e Fundit