Kandidatët për deputetë nga radhët e NISMA Socialdemokrate në Prizren, sot edhe zyrtarisht bënë hapjen e fushatës zgjedhore pikërisht nga Monumenti i Lirisë dhe shtaroja e Heroit të Kombit, Remzi Ademaj.
“Po e hapim këtë fushatë zgjedhore nga Monumenti i Lirisë dhe shtatorja e Heroit të Kombit, Remzi Ademaj, si simbole të lirisë, mbrojtjes së vlerave kombëtare dhe ruajtjes së identitetit të shtetit!”, tha Zafir Berisha.
“Në këtë fushatë zgjedhore ne po futemi me një frymë të socialdemokracisë të shtrirë në çdo shtëpi të çdo lagjeje e fshati të Prizrenit, dhe me gatishmërinë më të madhe për t’i dalur në mbrojtje të vlerave kombëtare”.
“Kuza jonë në mbrojtje të vlerave kombëtare po gjen përkrahje anekënd Kosovës, andaj nga këtu i bëj thirrje gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, e në veçanti qytetarëve të Prizrenit, të rreshtohen përkrahë Çlirimtarëve dhe të dalin në mbrojtje të vlerave kombëtare, sepse ne asnjëherë nuk kemi ndërmarrë nisma joserioze, prandaj si çdoherë, edhe më 14 Shkurt do të dalim triumfues”, tha Kryetari i Degës, njëherit kandidat për Deputet, Zafir Berisha.