Rrahje masive në “Abi Çarshia”, një person kapet i armatosur

Një rrahje masive ka ndodhur mbrëmë në qendrën tregtare “Abi Çarshia” në Prizren.

Sipas raportit të policisë, rrahja ka ndodhur në mes tre të meshkujve, ku njëri prej tyre ka qenë i armatosur. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me tetë fishek dhe një sprej, shkruan PrizrenPress.

“Abi Qarshia, Prizren 06.02.2021 – 21:35. Raportohet se ka ndodhur një rrahje në mes tre të dyshuarve meshkuj kosovar. Nga të dyshuarit është konfiskuar një pistoletë me tetë fishek dhe një sprej. Të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Marshi i Çlirimit mbledh çiklistët në Dragash

Për nder të Ditës së Çlirimit, Klubi i Çiklizmit Opoja, me mbështetjen e Komunës së Dragashit, organizon sot (e dielë, 28 qershor 2026), Marshin...

Useini vazhdon me Lirinë edhe për sezonin e ri

FC Liria ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Meti Useinin edhe për sezonin e ri, duke ruajtur në skuadër një nga lojtarët me më...

Lajmet e Fundit