Prizreni, komuna e dytë me numrin më të madh të rasteve të reja me Covid

20 raste të reja me koronavirus janë regjistruar sot në komunën e Prizrenit.
Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, raporton PrizrenPress.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.667 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 297 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 106 raste, Prizren 20 raste, Gjakovë 19 raste, Pejë 17 raste, Mitrovicë 16 raste, Fushë-Kosovë 15 raste, Gjilan 15 raste, Ferizaj 14 raste, Vushtrri 13 raste, Klinë 9 raste, Lipjan 8 raste, Rahovec 8 raste, Podujevë 7 raste, Obiliq 6 raste, Istog 5 raste, Skenderaj 4 raste, Suharekë 4 raste, Viti 4 raste, Drenas 2 raste, Hani i Elezit 2 raste, Malishevë 2 raste dhe Kamenicë 1 rast”, thuhet në njoftim. / PrizrenPress.com

Më Shumë

Bogujevci inspekton punimet restauruese në ish-Kazermën e Prizrenit

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, së bashku me zëvendësministren Nora Arapi, kanë vizituar objektin e trashëgimisë kulturore “Ish-Kazerma e qytetit”...

Aktakuzë ndaj një personi dhe një kompanie në Dragash, ngarkohen se dërguan aparate të vjetra të fotokopjimit në shkolla në vend të pajisjeve të...

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.P., dhe personit juridik “B. Sh.P.K.”, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë...

Lajmet e Fundit