9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Kuvendi i Prizrenit në 13 vjetorin e Pavarësisë nderon atdhetarin e ndjerë, Bujar Gjurgjeala

Kuvendi i Komunës së Prizrenit në 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ka mbajtur seancë solemne, me ç’rast familjarët e atdhetarit të ndjerë, Bujar Gjurgjeala, nga drejtuesit e pushtetit lokal kanë pranuar titullin “Nderi i Qytetit” (Post Mortum).

Në hapje të seancës, kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Sulltan Badallaj ka theksuar se 17 shkurti paraqet ditën e kurorëzimit te? aspiratave dhe sakrificës shekullore për te? pasur shtet të lire? dhe të pavarur.

“Kjo date?, ndër me? te? rëndësishmet ne? kalendarin e festave shtetërore, le te? shërbejë për unifikim te? mëtejmë te? popullit, për te? kontribuar edhe me? shume? ne? konsolidimin e qëllimit tonë te? përbashkët, integrimin ne? instancat euro-atlantike”, ka thënë ai.
Ndërkohë edhe përfaqësuesit e grupeve të këshilltarëve që përfaqësohen në këtë Kuvend kanë shprehur qëndrimin se në këtë datë nderohet sakrifica e dëshmorëve dhe martirëve të Kosovës.

“Festojmë sot që nesër të bashkëpunojmë ta zhvillojmë këtë vend, që të kthejmë shpresën për një ardhmëri më të mirë për të rinjtë tanë, për neve”, ka deklaruar Adem Shabanaj i VV-së.

Ndërsa kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka shtuar se më 17 shkurt përkujtohen gjeneratat e shumta që kanë sakrifikuar për të arritur lirinë dhe pavarësinë për Kosovën.

“Duke i përkujtuar gjithë këto gjenerata neve sot na mbetet një detyrë e rëndë që të punojmë që të realizojmë ëndrrën e gjithë atyre luftëtarëve, aktivistëve, dhe gjithë qytetarëve të Kosovës, të cilët u përpjekën me gjenerata për këtë liri që e kemi sot. Prandaj sot bashkë duhet të punojmë për një shtet zhvillimor, ku të gjithë qytetarët janë të barabartë, edhe para ligjit por edhe në aspektin e të mirave që duhet ti ofrojë shteti”, ka thënë Haskuka.

Pas fjalimeve është realizuar akti i dorëzimit të titullit “Nderi i Qytetit” te familjarët e të ndjerit, Bujar Gjurgjeala.

Në 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, krahas homazheve në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, zyrtarët e Komunës së Prizrenit kanë vizituar edhe punimet për ndërtimin e memorialit të Salajdin Berishës, derisa janë organizuar edhe aktivitete tjera kulturore dhe sportive.

https://www.koha.net/kosove/258946/kuvendi-i-prizrenit-ne-13-vjetorin-e-pavaresise-nderon-atdhetarin-e-ndjere-bujar-gjurgjeala/

Më Shumë

Antidroga me aksion në Prizren dhe Gjakovë, ka të arrestuar

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, e asistuar nga Policia e Kosovës ka realizuar operacion policor në disa lokacione në Prizren dhe në...

Thjesht por bukur, ja si duket Shkurte Fejza kur rri në shtëpi

Është një ndër këngëtaret më të dashura të muzikës popullore në vend. Shkurte Fejza vazhdon të jetë shumë e njohur për këngët e saj,. Shkurta vazhdon...

Lajmet e Fundit