“U ndjeva si vampir” – Fury zbulon pse ia lëpiu gjakun në qafë Wilderit

Tyson Fury e ka shpjeguar më në fund çastin e çuditshëm kur ia lëpiu me gjuhë gjakun në qafë Deontay Wilderit, në rimeçin e tyre drithërues vitin e kaluar, duke thënë se kishte dashur ta shijonte gjahun e vet.

Fury e fitoi titullin e botës në kategorinë e rëndë në ËBC në Las Vegas para një viti, pas një paraqitje mahnitëse kundër Wilderit, të cilin e rrëzoi në dysheme disa herë para se gjyqtari ta ndërpriste luftën në rundin e shtatë, transmeton Gazeta Express.

Boksieri britanik ishte aq mbizotërues në atë luftë saqë në një çast kishte gjetur kohë për t’u tallur me Wilderin.

Fury ia lëpiu me gjuhë gjakun në qafë amerikanit dhe tani pas një viti, ka zbuluar përse kishte ndier nevojë për ta shijuar gjakun e kundërshtarit.

I pyetur për këtë rast nga ESPN, Fury tha: “Si vampir! Në intervistën para meçit, pata thënë se doja ta shijoja gjakun e Deontay Wilderit këtë herë”.

“Pra e kisha mundësinë për ta bërë këtë në rundin e gjashtë. M’u desh t’ia shijoja gjakun në mënyrë që ta fitoja ndjesinë se çfarë shije kishte gjahu im. U ndjeva si gjahtar atë natë, isha luan dhe isha gazelë. Gazelë e madhe. E rrëzova në tokë dhe ajo ishte e tëra, aty mbaroi loja”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Më Shumë

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Lajmet e Fundit