Thaçi: Asociacioni i komunave serbe nuk është Republikë

Thaci7-03Në prag të takimit të radhës me homologun nga Serbia, Ivica Daic, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në një bisedë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të ketë kompetenca të ndonjë entiteti politik e etnik.

”Ky organizëm, statutin, formën, organizimin dhe funksionimin duhet dhe do ta ketë plotësisht në përputhshmëri me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës dhe me marrëveshjen e 19 prillit të arritur në Bruksel. Kështu që çdo pretendim tjetër apo çdo interpretim për një funksionim tjetër do të jetë i papranueshëm dhe i parealizueshëm. Ky është qëndrimi i Republikës së Kosovës dhe i Bashkimit Evropian”, tha kryeministri Thaçi.

Sipas tij, Asociacioni është një mekanizëm konsultativ, vullnetar.

“Kompetencat do të jenë plotësisht në përputhshmëri me kushtetutën ligjet e Kosovës dhe marrëveshjen e 19 prillit. Ato nuk do të jenë as më shumë e as më pak sesa kompetencat e asociacionit të komunave tjera në Kosovë. Do të jetë një mekanizëm konsultativ, jo obligues dhe nuk do të ketë karakterin ekzekutiv apo legjislativ në asnjë rrethanë”, theksoi ai për REL.

Me pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje, përfshirë edhe ata në komunat veriore, Thaçi ka thënë se po ç’rrënjoset edhe ndikimi i Serbisë në Kosovë. Ai është shprehur i gatshëm t’i takojë edhe kryetarët e rinj të komunave me shumicë serbe që të bisedoj me ta për të gjitha problemet ekzistuese.

Më Shumë

Dragashi shënon Ditën e Çlirimit

Me një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe solemne, Komuna e Dragashit ka shënuar 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Komunës, duke nderuar dëshmorët, veteranët...

Zyrtare: Valmir Kakruki firmos për dy vite me Bashkimin

Bashkimi ka vazhduar me afrimet për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar transferimin e Valmir Kakrukit. “Mirë se vjen, Valmir Kakruki! Valmiri është zyrtarisht pjesë e KB...

Lajmet e Fundit