Ronaldo mund të rikthehet te Manchester Unitedi

Manchester Unitedi ka shprehur interesim për yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Sipas “Tuttosport” drejtuesit e klubit anglez po synojnë ta bindin Ronaldon të rikthehet në “Old Trafford”. Së fundmi në mediat italiane është raportuar se ylli portugez mund të largohet në fund të këtij edicioni nga “Zonja e Vjetër”, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Për Ronaldon, interesim ka shprehur edhe Real Madridi.

36-vjeçari ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2022.

Këtë sezon Ronaldo ka shënuar 30 gola në 33 paraqitje në të gjitha garat.

Ai është pjesë e Juventusit që nga viti 2018 kur u transferua nga Real Madridi për 117 milionë euro.

Më Shumë

Lidhja e Prizrenit dhe detyrimi ndaj brezave që vijnë

Nga Shaqir Totaj Sot, në këtë qytet që historia e zgjodhi për të folur në emër të kombit shqiptar, përkujtojmë 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të...

Kosova voton sot

Kosova sot mban zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) një ditë më parë ka bërë të ditur se gjithçka është...

Lajmet e Fundit