Avdyli: Mundësia që Vjosa Osmani të mos zgjidhet presidente është e madhe

Deputeti Haxhi Avdyli tash thotë se mundësia e dështimit të zgjidhjes së Vjosa Osmanit presidente është e madhe. Për këtë shkak, ai ka arsyetuar nxitimin për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme në vend.

“Mendoj se është prioritet sepse mundësia e dështimit të zgjedhjes së Vjosa Osmanit është e madhe. Për atë arsye”, tha Avdyli.

“Ne si parti jemi gjithmonë të gatshëm edhe për zgjedhje por nuk është qëllimi jonë. Jemi për të krijuar stabilitet institucional dhe për këtë kemi përgjegjësi të gjithë deputetët të cilët janë të zgjedhur të popullit dhe kanë obligim që të rrinë në sallë dhe të krijojnë stabilitet institucional”, tha Avdyli.

“Qytetarët kërkojnë stabilitet institucional dhe ne jemi këtu për të krijuar institucione që janë më se të nevojshme”, tha ai.

Më Shumë

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Shpërblehet Mamusha

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, ka njoftuar se komuna që ai udhëheq është shpërblyer nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe organizata Helvetas,...

Lajmet e Fundit