7.4 C
Prizren
E enjte, 12 Shkurt, 2026

Komuna e Prizrenit nesër fillon vaksinimin e personave mbi 85 vjeç

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se nesër do të fillojë vaksinimin e personave mbi moshën 85 vjeçare.“Sipas urdhëresës së IKSHP-së, nga data 08 prill 2021 do të fillojë vaksinimi edhe i personave mbi 85 vjeç”, thuhet në njoftimin e komunës.

Më tej në njoftim thuhet se drejtoria e Shëndetësisë ka mbledhur të dhënat për një numër të caktuar të personave të kësaj grupmoshe, të cilët do t’i kontaktojë Njësia e Vaksinimit, ndërkaq realizimi i vaksinimit do të bëhet me termine.

“Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit, të cilët kanë familjarë të kësaj grupmoshe, të lajmërohen në QKMF, njësinë e Imunizimit dhe Vaksinimit, ku më pas do t’ju caktohet termini për vaksinim”, vazhdon më tej njoftimi.Me datën 29 mars ka filluar për herë të parë vaksinimi antiCOVID-19 për qytetarët e Kosovës.

Më Shumë

Suhareka prezanton pesë përforcime të reja

FC Suhareka ka nisur me intensitet përgatitjet për sezonin e ri, duke zyrtarizuar afrimin e pesë futbollistëve që pritet të jenë pjesë e rëndësishme...

Rrëshqitje e gurëve dhe dheut në rrugën Prizren – Prevallë

Rrëshqitjet e gurëve dhe dheut që ndodhin shpesh përgjatë rrugës Prizren-Reçan, sidomos në kohë me lagështirë, paraqesin problem për udhëtarët. Pak metra pa u futur...

Lajmet e Fundit