Nxënësve nuk u intereson politika, por arsimi

American School of KosovaAmerican School of Kosova (Shkolla Amerikane në Kosovë-ASK), të premten ka organizuar konferencën e dhjetë, kosovare dhe rajonale, studentore mbi çështjet sociale, me titullin ”Duke kuptuar Përgjegjësinë Sociale”.

Qëllimi i kësaj konference ishte bashkimi i nxënësve me etnitete dhe rajone të ndryshme në përpjekje që të sigurojë një mundësi që të rinjtë të prezantojnë studimet shkencore në mënyrë profesionale.

Në konferencë kanë marrë pjesë edhe nxënës të vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovës, siç është Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, ndonëse, siç kanë thënë organizatorët, nxënësve nuk u intereson çështja politike.

Ereblir Kadriu, drejtor i kësaj konference, ka thënë se që dhjetë vjet, nxënësit kanë prezantuar mbi 150 punime apo tema të ndryshme.

“Llojshmëria e temave është jashtëzakonisht e madhe, duke filluar nga ekonomia, privatizimi, dhuna në familje, sistemi i arsimit, çështje sociale, do të thotë një llojllojshmëri tepër e madhe e çështjeve brenda Kosovës dhe jashtë Kosovës”, ka thënë Kadriu, shkruan Tribuna. Pjesëmarrës në këtë konferencë, që gjashtë vjet janë edhe nxënësit e shkollave të ndryshme të Serbisë. “Gjithashtu njëra nga anëtaret e komisionit është edhe profesoreshë e gjuhës Angleze në Serbi. Bashkëpunimi i mësimdhënëseve dhe nxënësve është bërë tradicionale tashmë”, ka thënë ai.

Më Shumë

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me ekspozitë artistike të fëmijëve dhe të rinjve

Në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit të Prizrenit, është organizuar një aktivitet i veçantë artistik ku fëmijë dhe të rinj kanë shprehur...

Lajmet e Fundit