Rama e quan të tejzgjatur dialogun Kosovë-Serbi, thotë se pa Francën e Gjermaninë nuk sheh zgjidhje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur të tejzgjatur dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa ka theksuar se pa përfshirjen e përditshme të Gjermanisë dhe Francës nuk pret që kjo çështje të marrë fund.

Në konferencën vjetore “State of the Union”, organizuar nga Instituti i Universitetit Evropian, Rama ka thënë se dialogut s’i është dhënë rëndësia e duhur.

“Në këndvështrimin tim, duhet të bëjmë më të mirën rajonalisht për të arritur këtë hapësirën Schengen, ku katër liritë e Evropës zbatohen, mallrat, njerëzit, kapitali dhe shërbimet qarkullojnë për të gjitha vendet. Kjo po kështu do të ndihmojë që ta bëjë atmosferës edhe më dashamirëse kur bëhet fjalë për të trajtuar tema të nxehta. Nga ana tjetër besoj që është thelbësore, ajo çka Gjermania dhe Franca do të duan të bëjnë kur bëhet fjalë për dialogun Kosovë-Serbi pasi është tejzgjatur në një kohë të gjatë, dhe ndonjëherë është parë sipas meje në mënyrë jokorrekte, por kjo ka qenë ndjesia në të dyja vendet si diçka që është lënë në nivel më të ultë se sa të vihet në krye. Pra sjellja në nivel më të lartë dhe përfshirja e Francës dhe Gjermanisë plotësisht në të me të gjithë të tjerët të përfshirë në punën e përditshme do të jetë shumë e rëndësishme sepse në të kundërtën unë nuk shoh se si të dyja palët do ta bëjnë këtë më vete, që do të ishte më e mira por s’e shoh se është e mundur”, ka thënë Rama kur është pyetur për non-paperin e publikuar në KOHA për dialogun Kosovë-Serbi.

Ditë më parë KOHA publikoi një dokument që thuhet të jetë një “non-paper” i përgatitur nga Gjermania dhe Franca, si nismë e përbashkët e këtyre dy shteteve për rifillimin e dialogut dhe përmbylljen e tij me marrëveshje finale. Të dyja shtetet kanë mohuar se qëndrojnë prapa dokumentit.

Dokumenti parashihte krijimin e një “distrikti autonom të Kosovës së veriut”, Kishë Ortodokse me “status të privilegjuar”, ndërsa Serbia do të obligohej të “mos pengonte anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe rajonale”.

Më Shumë

Në Prizren shënohet Dita Botërore e Infermierit

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren është shënuar sot 12 Maji – Dita Botërore e Infermierit, në shenjë vlerësimi dhe falënderimi për...

Paradoksi i autenticitetit në epokën e konformitetit Eurovision-ist

Nga Robert Aliaj Ka diçka të çuditshme në faktin që një konkurs që shpall veten si kremtim i diversitetit kulturor, prodhon çdo vit një lloj...

Lajmet e Fundit