Papa dënon dhunën midis Izraelit dhe Hamasit

Papa u lut për paqe, qetësi dhe ndihmë ndërkombëtare për të hapur një shteg dialogu gjatë bekimit të tij të dielën.

Papa u shpreh: “Pyes veten: kjo urrejtje dhe hakmarrje, çfarë do të sjellë? A mendojmë vërtet se mund të ndërtojmë paqe duke shkatërruar tjetrin? Në emër të Zotit, i cili krijoi të gjitha qeniet njerëzore të barabarta në të drejtat, detyrat dhe dinjitetin dhe janë thirrur të jetojnë si vëllezër, unë apeloj për qetësi dhe t’i jepet fund dhunës”.

Sulmet ajrore izraelite kanë goditur qytetin e Gazës për ditë me radhë ndërsa luftimet e ashpra kanë shpërthyer midis Izraelit dhe militantëve të territorit Hamas. Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka thënë se 10 gra dhe tetë fëmijë ishin midis 26 personave të vrarë në sulmet ajrore të së dielës, me 50 të tjerë të plagosur në sulm.

Më Shumë

Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të...

1 muaj paraburgim ndaj të miturit të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobaj të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit A.O., në kohëzgjatje prej një muaji, i dyshuar...

Lajmet e Fundit