-1.1 C
Prizren
E premte, 17 Janar, 2025

Turqia ia kthen ShBA-së: Ata që s’kanë guxim ta dënojnë vrasjen e fëmijëve s’mund t’i japin leksion askujt

Drejtori i Komunikimeve në Turqi e kritikoi të mërkurën deklaratën e Departamentit të Shtetit të ShBA-së rreth komenteve të presidentit turk, Rexhep Erdogan, në lidhje me Izraelin.

“Të flasësh rreth një kryeministri izraelit që e shprehu kënaqësinë e tij për vrasjen e myslimanëve nuk është anti-semitizëm. Është një realitet i mjerë i mendësisë së disa liderëve izraelitë”, shkroi Fahrettin Altun në Twitter.

“Deklarata e ShBA-së rreth komenteve të presidentit tonë Erdogan rreth dhunës së Izraelit kundër civilëve palestinezë është absolutisht e papranueshme. Ata që nuk i kanë guximin dhe njerëzinë që ta dënojnë vrasjen e fëmijëve nuk e kanë pozicionin moral për t’i dhënë leksione askujt”, thuhet më tej në deklaratën e zyrtarit të lartë turk.

Të martën, Departamenti i Shtetit i dënoi ato që i cilësoi si komente anti-semite të Erdoganit rreth popullit hebre, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.

Erdogani të hënën e kritikoi Izraelin për sulmet ndaj civilëve në Gaza dhe në Xhaminë Al-Aqsa. Ai gjithashtu e kritikoi shitjen e armëve që Shtetet e Bashkuara do t’ia ofrojnë Izraelit.

Deri më tani, mbi 220 palestinezë dhe 12 izraelitë janë vrarë nga luftimet që filluan më 10 maj. Pas presionit të madh ndërkombëtar dhe përpjekjeve të disa shteteve për ndërmjetësim në arritjen e armëpushimit, luftimet të enjten kanë pushuar për disa orë, ndërsa është paralajmëruar mundësia që armëpushimi të arrihet brenda dy ditësh.

Më Shumë

Prizreni transferon Argjend Zuqakun

FC Prizreni ka njoftuar se ka arritur marrëveshjen për transferimin e Argjend Zuqakut nga KF Arbëria, përcjell PrizrenPress. Zuqaku, top golashënuesi i Ligës së Dytë,...

Limaj nga shtëpia e shëndetit në Malishevë: Me fitoren tonë shëndetësia do të trajtohet nga dora e shtetit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, njëherësh edhe kandidat për deputet me numrin dy në listën zgjedhore të koalicionit AAK-Nisma, ka vizituar shtëpinë e...

Lajmet e Fundit