Dy të vdekur dhe 55 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar të enjten se në 24 orët e fundit kanë vdekur dy persona si pasojë e COVID-19, ndërkohë janë shënuar edhe 55 raste pozitive.

Rastet e vdekjes janë nga komunat Prishtinë (73 vjeç) de Skenderaj (63 vjeç), duke çuar kështu numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 2.237.

Ndërkohë, rastet e fundit pozitive kanë dalë nga kryerja e 3.134 mostrave të dyshimta.

Gjithsej, që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 107.120 raste.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 331 pacientë, ndërkohë raste aktive janë 3.940/

Më Shumë

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Shpejtim Totaj, pjesë e Drinit të Bardhë edhe në sezonin e ardhshëm

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar se Shpejtim Totaj do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ardhshëm, pasi palët...

Lajmet e Fundit