Oda e Hotelierisë nuk e përkrahë protestën e gastronomëve: Do t’i qëndrojmë në fjalë ministrit Vitia

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit ka njoftuar se kanë shtyer të gjitha veprimet që ka pasur plan t’i vë në praktikë.

Sipas njoftimit, kjo ka ndodhur për shkak se kanë pasur një takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili ka thënë se më 26 maj do t’i njoftojë lidhur me lirimin e masave antiCOVID, përkatësisht hapjen e sallave të dasmave.

Andaj, OHK ka njoftuar se deri në këtë datë, nuk do të përkrahë asnjë iniciativë të ndërmarrë dhe se do t’i qëndrojnë në fjalë, ministrit Vitia.

“Edhe pse kemi marrëdhënie shumë të mira me të gjitha organizatat dhe shoqatat e tjera si motra, nuk do të përkrahim asnjë iniciativë të ndërmarrë dhe do t’i qëndrojmë në fjalë z. Arben Vitia. Kjo do të vlejë deri më datë 26.5.2021 në ora 17:00, dhe pastaj OHT do t’iu mbajë të informuar për çdo gjë!”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e OHK-së.

Kurse, më 25 maj, e martë, Shoqata e Gastronomëve ka paralajmëruar një protestë para Qeverisë së Kosovës me moton “Me një vaksinë nuk çel vera”.

Më Shumë

Vrasja në Zlipotok të Dragashit: Viktimë imami i fshatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Lajmet e Fundit