Paraburgoset i dyshuari që u dha viza të rrejshme qytetarëve të Suharekës e Rahovecit

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar 30 ditë paraburgim të dyshuarit V.K me dyshimet se ka kryer veprën penale kontrabandim me migrantë.

Sipas gjykatës i dyshuari ‘me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të dobisë financiare, ka furnizuar me dokumente të rrejshëm të udhëtimi ose të identifikimit me qëllim të mundësimit të kontrabandimit me migrantë, në atë mënyrë që në vazhdimësi nga fillimi i vitit 2021 e deri në maj të 2021, ka mbledhur nga qytetarët një numër të madh të pasaportave qoftë në Komunën e Suharekës pastaj edhe në Komunën e Rahovecit, për t ‘i pajisur me viza polake, kroate e holandeze’.

Për sigurmin e këtyre vizave ai i kishte marr si shpërblim prej 300, 700, 1,000 , e deri në 3,500 euro.

Më Shumë

Tragjike, vdes polici pasi goditet nga vetura në pikën kufitare të Morinës

Ka humbur jetën Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pasojë e një aksidenti trafiku. Lajmi...

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

Lajmet e Fundit