7.9 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Veteranët e indinjuar në protestë kundër Qeverisë

Në përvjetorin e çlirimit, OVL-UÇK po mban një aktivitet protestues për shkak të, siç thonë ata, fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së dhe si përkrahje ndaj çlirimtarëve që gjenden padrejtësisht në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ushtruesi i detyrës të kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, tha se ky aktivitet u organizua për njerëz që nuk ia dinë vlerën lirisë.

“Në kohët më të vështira të shqiptarëve, kanë qenë luftëtarët që kanë dalë ballë. Lufta dhe angazhimi të UÇK-së është vetëm një pjesë e realizimit të qëllimeve të UÇK-së. UNMIK-u akuzoi dhe gjykoi vetëm shqiptarët. Gjykata Speciale i gjykon vetëm shqiptarët. Në këtë përvjetor, themeluesit gjenden prapa grilave në Hagë, pasi gjykohet lufta jonë dhe jo ndaj krimeve të Serbisë. Ky aktivitet u organizua për njerëz që nuk ia dinë vlerat lirisë, ndër ta edhe ministrat e Qeverisë”, tha Klinaku.

Një nga pjesëmarrësit në protestë, Ramiz Canolli, tha se sjelljet e Qeverisë të Kosovës ndaj UÇK-së janë të papranueshme.

“Ka shumë arsye, por një ndër kryesoret është nënçmimi i luftës çlirimtare, iu kanë vërsul UÇK-së, e cila e ka dhënë mundin, dijen dhe gjakun për lirinë e Kosovës, kjo është shumë keq për popullin shqiptar dhe sidomos Qeverinë e Kosovës”.

“Vlerat e UÇK-së nuk mundet askush me i mohu, ato janë të patjetërsueshme. E dyta, me u ushtrua dhunë ndaj një invalidi të luftës, i cili në çdo vend të botës e ka respektin maksimal, është shumë keq. Pa marrë parasysh nëse ka bërë ndonjë vepër, ka tjera metoda se si me u sjellë ndaj tij”, shtoi ai.

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete sot në Prizren. Siç merr vesh Insajderi bëhet fjalë për një person që kërkonte lëmoshë. Policia ende nuk ka...

Sëpata 8,000-vjeçare e Neolitit ruhet në Muzeun Arkeologjik të Prizrenit

Në Muzeun Arkeologjik të Rajonit të Prizrenit ruhet një nga artefaktet më të vjetra dhe më të çmuara të trashëgimisë kulturore: një sëpatë guri...

Lajmet e Fundit