Detaje nga rrahja e infermierit në Dragash

Dy persona janë arrestuar pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht punëtorin e QKMF-së, të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 07:35 në Dragash.

Siç thuhet në raport, dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

 

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar   (punëtorë në QKMF) të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore . Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndryshe, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka dënuar sulmin ndaj infermierit të urgjencës në QKMF të Dragashi, me inicialet N.H  i cili sulm ka ndodhur sot rreth orës 07:30, derisa po përfundonte ndërrimin e natës.

Më Shumë

Totaj raporton para qytetarëve për punën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të organizojë takimin e parë publik me qytetarë për raportimin e punës së gjashtëmujorit të parë...

Theren me thikë dy 19-vjeçarë në Prizren

Janë therur me thikë dy persona të moshës rreth 19-vjeçare në Prizren.   Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka njoftuar se njëri pacient ka paraqitur disa...

Lajmet e Fundit